Presidenti kroat sulmon Greqinë: Farsa politike me sundimin e ligjit!

1 year ago 15
Reklamë

Kreu i shtetit kroat, Zoran Milanoviç nuk i ndal sulmet ndaj Greqisë.

Më i fundit prej tyre erdhi gjatë ceremonisë kremtuese të 30 vjetorit të komunës së Lokvas-ë, të cilën Milanoviç e shfrytëzoi për ta kthyer sërish fokusin tek hasmëria që ka ngjallur mes tij dhe Athinës zyrtare arrestimi i tifozëve kroatë në shtetin helen. Për presidentin e Kroacisë, ajo çfarë ndodh nuk është gjë tjetër veçse një farsë politike, e cila nuk ka të bëjë aspak me sundimin e ligjit.

“Veprimi i Greqisë është politikë e pastër, ndërsa tifozët kroatë po trajtohen si robër lufte. Nuk mund të ndalosh dikë pa një bazë ligjore. Kjo është një nga themelet e ligjit europian, liria. Unë nuk e shoh si sundim të ligjit, por si hakmarrje masive. Ata mblodhën tifozë kroatë dhe i plasën në burg. Është politikë e pastër, jemi mësuar më këtë lloj sjellje nga ato anë të Europës. Tifozët janë kthyer në robër lufte atje, atëherë le të trajtohen sipas rregullave të ligjit të luftës dhe ne do të shkëmbejmë njerëz, do të mbledhim njëqind grekë se po hidhnin ca copa letre”, u shprehet presidenti i Kroacisë Zoran Milanovic.

Kjo që po ndodh, mund të jetë çështje për diskutim në Parlamentin Europian, shtoi Milanoviç. Greqia insiston se ndalimi i kroatëve është një çështje e drejtësisë ku nuk duhet të ndërhyjë askush, ndërkohë që nga ana tjetër, është duke ndërhyrë vetë me presion mbi Politiken dhe drejtësinë shqiptare për lirimin e Fredi Belerit.

Top Channel

Read Entire Article