Presidentja e KE në Kosovës, Von der Leyen takim me Kurtin, kryeministri kërkon heqjen e masave ndëshkuese nga BE

2 hours ago 26

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti zhvilloi një takim me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës zyrtare të kësaj të fundit në Prishtinë, në kuadër të një turi në rajon.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, temat kryesore të këtij bashkëbisedimi ishin zbatimi dhe përfitimet për Kosovën dhe qytetarët e saj nga kjo agjendë e reformave, marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, bashkëpunimi rajonal dhe procesi integrues i Kosovës në familjen evropiane.

Kurti i shprehu mirënjohjen e tij presidentes von der Leyen për përkushtimin e saj ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, që dëshmohet nga vizitat dhe takimet e shpeshta gjatë udhëheqjes së saj dhe avokimi i zëshëm për integrim të plotë të rajonit në Bashkimin Evropian.

“Urime për mandatin tuaj të ri. Ne llogarisim shumë në udhëheqjen tuaj, si në zgjerimin e Bashkimit Evropian ashtu edhe në fuqizimin e tij në skenën botërore”, tha  Kurti në fillim të takimit.

Duke folur për Agjendën e Reformave të Kosovës, Kurti theksoi se ajo ka pesë fusha prioritare, parasheh 30 reformave dhe 111 hapa për të adresuar çështjet kryesore të ekonomisë sonë, që përfshijnë sigurinë energjetike, punësimin, tërheqjen e investimeve të huaja dhe formalizimin e punës dhe ekonomisë.

Në këtë takim, Kurti ritheksoi rëndësinë e largimit të plotë dhe të menjëhershëm të masave ndaj Kosovës dhe marrjen e statusit kandidat të Bashkimit Evropian, si meritë që reflektohet në angazhimin e palëkundur të Kosovës për integrim evropian dhe reforma, dhe zhvillimin ekonomik e progresin demokratik që ka shënuar viteve të fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article