Prezantohej me stemën e Kuvendit të Shqipërisë, e pëson 23-vjeçari! Ja gjoba e ‘kripur’ që duhet të paguajë i riu

9 months ago 19

Një i ri nga Elbasani është proceduar në gjendje të lirë, pasi në makinën e tij mbante pa të drejtë stemën e Kuvendit të Shqipërisë, me të cilën edhe prezantohej.

Policia thotë se bëhet fjalë për 23-vjeçarin me iniciale F.S, të cilin uniformat blu e kanë ndëshkuar me gjobë prej 75 mijë lekë për disa shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

“U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. S., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi në automjetin e tij mbante pa të drejtë një dokument (stemën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë).

Gjithashtu, shërbimet e Qarkullimit Rrugor e kanë ndëshkuar drejtuesin e mjetit, shtetasin F. S., me masë administrative 75 000 lekë, për disa shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, bazuar në nenin 139/3; 184/2 dhe 72/12 të Kodit Rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article