Katër persona janë vënë në pranga dhe dy janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës. Ata akuzohen se kanë tentuar të mashtrojnë një biznesmen për t’i marrë një shumë parash prej 70 mijë euro.
Policia njofton se 6 të përfshirët prezantoheshin si përfaqësues të një zyrtari të lartë dhe kërkonin shumën e parave nga biznesmeni.
Policia sekuestroi gjithashtu 2 automjete dhe 6 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.