Prezantueses amerikane i futet miza në gojë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë – detyrohet të vazhdojë moderimin

3 months ago 7
Reklamë

Prezantuesja e programit të mëngjesit në televizionin amerikan Boston 25, Vanessa Welch është lavdëruar për profesionalizmin e shfaq gjatë transmetimit direkt.

Gjithqka ndodhi kur prezantuesja derisa po fliste e befason një mizë, që fillimisht i ndalet në sy dhe më pas i futet në gojë, transmeton Telegrafi.

Por as kjo sfidë nuk e ndaloi që ajo të vazhdojë me moderimin e programit të mëngjesit, pavarësisht se gëlltiti mizën.

Përdoruesit e rrjeteve sociale mbetën të habitur me prezantuesen amerikane, e cila u “sakrifikua” për të vazhduar me emisionin.

“Është profesionalizëm i vërtetë”, ka shkruar një përdorues i rrjeteve sociale, derisa një tjetër propozoi se “ajo meriton rritje rroge”. /Telegrafi/

On Boston25, the news anchor demonstrated true journalistic professionalism: she swallowed a fly and continued to broadcast asnothing had happened. pic.twitter.com/v9Chc1R8QI

— NEXTA (@nexta_tv) May 28, 2024

Read Entire Article