Princ Harry niset drejt Britanisë së Madhe

7 months ago 23
Reklamë
18:07 06/02/2024

Londinezët shpresojnë për një pajtim mbretëror

Londinezët shpresojnë për një pajtim midis Princit Harry dhe Mbretit Charles, pasi u njoftua se Duka i Sussex do të kthehej në Britani këtë të martë. Sipas The Sun bëhet me dije se Harry do të kthehej në Britani më herët, përpara se babai i tij, Mbreti Charles të diagnostikohej me kancer.

“Shpresojmë që kjo t’i bashkojë ata pak më shumë”, tha për Reuters një nëpunës civil.

Harry ishte parë duke mbërritur në një terminal privat në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angeles në Kaliforni, ku jeton me gruan e tij Meghan që nga viti 2020. Bëhet me dije se Princi po udhëton vetëm.

Burime bëjnë me dije se princ Harry kishte folur me babain e tij për diagnozën e sëmundjes. Harry është larguar nga babai dhe vëllai i tij gjatë tre viteve të fundit dhe në vitin 2023 botoi një autobiografi që kritikonte familjen mbretërore.

Pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në pritje për t’u bërë sovran, Mbreti Charles i Britanisë është diagnostikuar me një formë kanceri më pak se 18 muaj që kur ai u ngjit në fron.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article