Princ Harry viziton Japoninë

1 year ago 33
Reklamë
23:05 10/08/2023

38-vjeçari po përdor vizitën për të mbledhur fonde për organizatën e tij jofitimprurëse

Princi Harry ka vizituar Japoninë për herë të parë në katër vite.

38-vjeçari i cili ndodhet në këtë shtet me rastin e një eventi sportiv ka vlerësuar kulturën japoneze.

“Çdo element i vetëm i kulturës japoneze është me të vërtetë unik, shumë i veçantë. Dhe e vura re në vizitën time të parë katër vjet më parë kur erdha për Kupën e Botës në Rugby dhe do të jetoja me kënaqësi këtu. Ju falenderoj  për mikpritjen e ngrohtë.”

Në këtë udhëtim Harry është pa bashkëshorten e tij Meghan Markle dhe dy fëmijët e tyre. Udhëtimin ai do ta përdorë për të mbledhur fonde për organizatën e tij jofitmprurëse. Të ardhurat do të shkojnë për të ndihmuar të rinjtë të prekur nga HIV/AIDS.

Vizita në këtë shtet vjen mes spekulimeve në rritje për një krizë të mundshme martesore mes çiftit të njohur.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article