Princi William në Singapor

10 months ago 10
Reklamë
14:33 06/11/2023

Merr pjesë në ndarjen e çmimeve “Earthshot”, zhvillon një garë me varka me komunitetin britanik

Princi William, së bashku më princeshën Kate, ndodhen në Singapor në një vizitë zyrtare 4 ditore. Veç takimeve me krerët më lartë të shtetit, Princi William ka marrë pjesë në një garë me varka, bashkë me emigrantë britanikë që jetojnë në Singapor, përpara çmimit Earthshot i cili do të organizohet këtë javë.

Djali i madh i mbretit Charles dhe trashëgimtari i fronit britanik fitoi garën me klubin e varkave me dragua “British Dragons” kundër një tjetër grupi varkash  të monumenteve më ikonike të Singaporit – Marina Bay Sands, Gardens by the Bay dhe Singapore Flyer. 

Çmimi vjetor Earthshot shpërblen me 1 milion paund pesë fitues që japin zgjidhje për problemet mjedisore dhe pritet të marrin pjesë njerëz të famshëm si Cate Blanchett dhe Robert Irwin, si dhe aktivistë, hartues politikash dhe novatorë.

Përpara ceremonisë së ndarjes së çmimeve të martën, William pritet të marrë pjesë në një sërë ngjarjesh me biznese dhe investitorë. Ky është  udhëtimi i parë i Princit William në Singapor në më shumë se një dekadë.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article