Pritjes së ëmbël i erdhi fundi! Greta Koçi bëhet nënë për herë të parë: Dita më e bukur e jetës time

7 months ago 43
Reklamë
20:13 24/01/2024

Këngëtarja shqiptare, Greta Koçi, është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ëmëbl e ka bërë me dije përmes një postimi në “Instagram”, ku ka treguar se është bekuar me një djalë.

Artistja ka zgjedhur një foto ku shfaqet dora e saj dhe të birit, krahas së cilës ka bërë edhe një dedikim mjaft emocionues.

Lindja e të birit për Greta Koçin është dita më e bukur e jetës të saj teksa ka thënë se asnjë sukses apo arritje nuk krahasohet me këtë moment.

“Sot u bekova me një djalë. Asnjë sukses dhe arritje në jetën time nuk u krahasoka me këtë moment. Është dita më e bukur e jetës sime! Faleminderit Zotit dhe të gjithë ekipit mjekësor në Amsterdam”, ka shkruar Greta Koçi.

Gjininë e bebit, artistja e ka zbuluar pak muaj më parë përmes një postimi nga festa e organizuar për zbulimin e gjinisë, ku mbante një tullumbace blu duke konfirmuar se do të bëhet nënë e një djali.


/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article