Pritjes së ëmbël i erdhi fundi! Rihanna bëhet nënë për herë të dytë

1 year ago 28
Reklamë
18:40 11/08/2023

Rihanna është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e ka bërë me dije “MediaTakeOut”, sipas së cilës Rihanna dhe ASAP Rocky kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të dytë më 9 Gusht të këtij viti.

“Është vajzë. Ajo është një imazh perfekt i Rihannës, madje deri në sytë e ndritshëm”, tha një burim i brendshëm për median e huaj.

Fituesja e trofeve “Grammy” është shumë hermetike kur bëhet fjalë për jetën e saj personale dhe nuk e ka bërë të ditur lajmin e ëmbël e madje as gjininë e bebit të saj të dytë.

Sjellim në vëmendje se në spektaklin e SuperBowl në SHBA ku Rihanna krijoi një atmosferë elektrizuese, këngëtarja nga Barbadosi zbuloi se ishte sërish shtatzënë. 34-vjeçarja u shfaq në skenë me barkun e rrumbullakosur në Shkurt të 2023-shit.

Rihanna dhe partneri i saj A$AP Rocky filluan të takoheshin në vitin 2020 dhe mirëpritën fëmijën e tyre të parë në Maj 2022./tvklan.al

Të ngjashme

Read Entire Article