“Problemet serioze” sjellin divorcin mes Joe Jonas dhe Sophie Turner

1 year ago 25
Reklamë
23:45 03/09/2023

Joe Jonas dhe Sophie Turner  kanë vendosur të divorcohen.

“TMZ” raporton se këngëtari është konsultuar me të paktën dy avokatë dhe është në prag të përpilimit të dokumentacionit për t’i dhënë fund martesës. Burimet për median amerikane thonë se prej 6 muajsh çifti kishte “probleme serioze”.

Gjatë 3 muajve të fundit, Joe është kujdesur “thuajse gjithë kohës” për dy fëmijët e tyre të vegjël edhe pse është në turne. Aktualisht, fëmijët janë me të ndërsa ai dhe banda realizojnë koncerte në SHBA.

Në sytë e publikut çifti është kujdesur që gjithçka të duket sikur shkon mirë sepse janë paraqitur bashkë në evente të ndryshme. Por në javët e fundit, Joe nuk e ka mbajtur unazën e martesës. Ata kanë shitur edhe rezidencën në Majami, të cilën e blenë rreth një vit më parë.

Jonas dhe aktorja e “Game of Thrones” u lidhën në vitin 2016 dhe u fejua një vit më vonë. Në vitin 2019 u martuan dhe së bashku kanë dy fëmijë./tvklan.al

Të ngjashme

Read Entire Article