Problemet shëndetësore të Celine Dion, flet motra e saj

9 months ago 35
Reklamë
23:50 19/12/2023

Pavarësisht kësaj beteje të vështirë, artistja dëshiron t’i rikthehet skenës

Një vit pasi  këngëtarja Celine Dion u detyrua të anulonte turneun e saj botëror dhjetorin e kaluar për shkak të problemeve shëndetësore dhe të afërm të saj kanë hedhur më shumë dritë mbi gjendjen e artistes.

Motra e saj më e madhe është shprehur për mediat e huaja se ajo nuk ka më kontroll mbi muskujt e saj. Celine vuan nga një sëmundje e  pashërueshme e cila bën që trupi të sulmojë qelizat e veta nervore dhe ndikon në lëvizshmëri.

Pavarsisht se artistja ka marrë ndihmën nga personat më të mirë në këtë fushë Celine Dion ka pak përmirësime në shëndetin e saj.

Kjo sëmundje e prek vetëm një në një milion njerëz dhe pacientët janë kryesisht të moshës rreth moshës 30-50 vjeç shumica e tyre janë gra. Nuk ka një kurë të njohur për këtë sindromë, por medikamentet mund të lehtësojnë simptomat.

Pavarësisht probelmeve serioze shëndetësore, motra e  Celine Dion thotë se ajo nuk ka hequr dorë nga planet për t’u rikthyer në skenë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article