Procesi i Berlinit, Tirana pret Ministrat e Brendshëm nga 26 shtete të BE-së

1 year ago 43
Reklamë

Tirana do të presë Ministerialin e Ministrave të Brendshëm, në kuadër të Procesit të Berlinit më 14 Shtator.

Gjatë këtij Ministeriali, ministri i Brendshëm, Taulant Balla do të presë Ministrat e Brendshëm dhe krerët e delegacioneve nga 26 vende të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Takimi pritet të zhvillohet pranë ambienteve të Pallatit të Kongreseve.

Gjatë kësaj mbledhjeje të përbashkët thuhet se do të diskutohet për menaxhimin e Integruar të kufijve, bashkëpunimi Rajonal në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe partneritetin për krimin kibernetik në Ballkanin Perëndimor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article