Produkti i Apple që do të “ndryshojë lojën” në botën e pajisjeve teknologjike, pritet të debutojë në muajin shkurt

8 months ago 14
Reklamë

Njohësi i pajisjeve teknologjike Mark Gurman raporton se Apple është duke finalizuar prodhimin e kufjeve me teknologji të realitetit virtual, të shtuar dhe të përzier, Vision Pro.

Objektivi aktual është që njësitë e para të jenë gati deri në fund të janarit, derisa lansimi me pakicë është planifikuar për në shkurt, transmeton Telegrafi.

Gurman thotë se prodhimi i Vision Pro është duke u zhvilluar në “shpejtësi të madhe” në fabrikat e Apple në Kinë dhe kjo është duke u bërë prej disa javësh.

“Prodhimi i kufjeve të reja po zhvillohet me shpejtësi në objektet në Kinë për disa javë, sipas burimeve. Qëllimi është që njësitë për klientët të jenë gati deri në fund të janarit, derisa debutimi me pakicë të planifikuar për muajin e ardhshëm”, shkroi eksperti. /Telegrafi/

Read Entire Article