Profesori i Oksfordit, Dimitar Bechev: Vuçiç u kap në befasi nga sulmi i fundit në Kosovë

11 months ago 26
Reklamë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u kap në befasi nga sulmi i fundit në Kosovë dhe tani po përpiqet të rimarrë iniciativën dhe kontrollin, në planin e brendshëm dhe ndërkombëtar, dhe të kufizojë dëmin e shkaktuar, tha për Radion Evropa e Lirë, Dimitar Bechev, profesor në Universitetin e Oksfordit.

Kjo është shumë shqetësuese për Vuçiçin, sepse ai dëshiron të ketë kontroll të plotë. Kështu paraqitet ai në Perëndim dhe befas, të gjithë të dëgjueshmit dhe vartësit e tij po veprojnë kokë më vete në Kosovë. Prandaj, mendoj se për të është e rëndësishme që të rivendosë kontrollin dhe t’u tregojë të gjithëve se kush është shefi, se nuk mund të bëjnë çfarë të duan, sepse kjo është joproduktive”, vlerëson Bechev në intervistën e dhënë për Radion Evropa e Lirë.
Ai konsideron se vënia e pritës ndaj policisë së Kosovë dhe marrja e vendimit shumë të rrezikshëm për dërgimin e 30 personave të armatosur, nuk ka logjikë strategjike.

Ky më duket si veprimi i njerëzve, mbi të cilët po dobësohet kontrolli në terren, gjë që e shqetësoi Vuçiçin, sepse para kësaj ai kishte një pozicion shumë të fortë, dukej më i përgjegjshëm dhe komuniteti ndërkombëtar, Perëndimi, ishte i zemëruar me Kurtin. Megjithatë, ky sulm ndryshoi dinamikën në Kosovë, duke u dhënë autoriteteve të Prishtinës shumë leva për të kritikuar Serbinë dhe, në thelb, të drejtojnë gishtin kah Vuçiçi. Prandaj, konsideroj se ndoshta Vuçiçi nuk qëndron prapa këtij aksioni, ose, nëse ka miratuar diçka të tillë, ai ka pasur ndonjë qëllim tjetër”, thekson Bechev.
Sipas tij, ndryshe nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara (SHBA), që po nxitojnë të arrijnë një zgjidhje sa më të shpejtë për Kosovën, sepse vitin e ardhshëm janë zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe zgjedhjet presidenciale amerikane, Vuçiçi dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë arsye për zvarritje.

“Vuçiçi ka mënyra për të ngadalësuar procesin nëse në dhjetor ka zgjedhje të parakohshme në Serbi, ose menjëherë pas dhjetorit. Ai ka justifikim të përsosur, sikurse vitin e kaluar, për të vonuar formimin e qeverisë. Mendoj se askush nuk do të bjerë në këtë grackë, sepse në fund të fundit, të gjithë e dinë që Vuçiçi i sjell të gjitha vendimet. Nëse Kurti është i bindur se Borrelli dhe Lajçaku anojnë shumë nga Beogradi dhe ekipi i ardhshëm evropian është më i balancuar, edhe Kosova mund të vendosë të mos nxitojë”, vlerëson Bechev.

Top Channel

Read Entire Article