Profesori: Ky është shqetësimi në komunën e Bujanocit

2 months ago 20

Profesori nga Presheva, Refik Hasani, në një prononcim për “Bora sot”, ka ngritur një shqetësim sa i përket zgjedhjeve lokale në Bujanoc.

Ai ka thënë se zgjedhjet atje u mbajtën, por komuna nuk udhëhiqet nga shqiptarët, e që sipas tij përbënë problem serioz.

“Zgjedhjet lokale në Bujanoc, u mbajtën më datën 2 qershor të muajit të kaluar, ku pati rivotim, por me gjithë atë rezultatet e këtyre zgjedhjeve u çertifikuan. Që nga koha e çertifikimit, nuk u arrit asnjë kompromis shumë i domosdoshëm nga shumica shqiptare. Periudha e konstituimit të Kuvendit Komunal të Bujanocit, sipas ligjeve në fuqi, duhet brenda afatit të bëhet themelimi i funksionimit të kësaj legjislature. Sot, në Bujanoc është lidhur një koalicion në mes një subjekti politik shqiptar, që numrëon vetëm 8 këshilltarë komunal të Bujanocit, kurse mbesin jashtë këtij koalicioni shumica shqiptare prej 18 këshilltarëve komunal shqiptar.

Image

Refik Hasani

Image

Të mbetët shumica shqiptare, jashtë këtij koalicion, dhe të jenë pjesë e këtij koalicion gjithë subjektet politike serbe, dhe ata të komunitetit rom, është veprim jo i matur dhe i dëmshëm për shumicën e votuesve shqiptarë të Komunës së Bujanocit. Ky koalicion i arritur është vështirë të funksionoj, pasi nuk përfaqëson shumicën shqiptare. Kurse Bujanoci, nuk ka lluks të shkoj në zgjedhje çdo vit. Nëse shkohet me veprime të tilla, që  vota e shumicës Shqiptare të shpërfillet,  kështu Bujanoci do të pëson sikur Medvegja”, shpjegon profesori.

Më tej, ai thotë se Bujanocin duhet ta udhëheqin shqiptarët dhe dhe koalicioni i ndërtuar aktualisht të mos e fillojë punën dhe te prishet.

“Presheva, Medvegja dhe Bujanoci kanë sakrifikuar shumë se këto tri komuna, kanë mbajtur dhe organizuar edhe Referendumin e datës 1 dhe 2 marsit 1992, po ashtu Ushtria Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ka mbrojtur pragun, nderin dhe dinjitetin e shqiptarëve të këtij Rajoni, prandaj legjislatura e re nuk është dashur të udhëhiqet nga pakica shqiptare, e shumica të mbetet jashtë këtij koalicioni.

Apeloj publikisht që ky koalicion, nga subjekti politik shqiptar, që numëron vetëm 8 këshilltarë, më mirë të prishet pa filluar, që në fillim, se sa të mos funksionoj Kuvendi i Bujanocit, e aq më larg qoftë të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Në vend të unfikohen, të koordinohen duke u harmonizuar qëndrimet mbi artikulimin e çështjeve, që do të duhej të adresohen, shumica e këshilltarëve Komunal të Bujanocit, nuk e udhëheqin Komunën e Bujanocit.

Bujanoci, do të duhej të udhëhiqej nga shumica shqiptare, e jo nga një subjekti politik shqiptar, që numëron vetëm 8 këshilltarë komunal të Bujanocit”, përfundon ai për “Bota sot”.

Read Entire Article