Prokurori i “Metamorfozës” në Vetting, KPK: Xhevahir Lita i përfshirë në korrupsion e nxjerrje të dokumenteve sekrete

2 weeks ago 33
Reklamë

Prokurori i burgosur me urdhër të SPAK, Xhevahir Lita përballet me vetting-un.  Ndonëse i izoluar në qeli për dosjen e famshme “Metamorfoza”, ai nuk i shmanget dot filtrave të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ky insistucion i ka kërkuar prokurorisë antikorrupsion t’i vendosë në dispozicion materialet hetimore pas arrestimit tw magjistratit korrikun e vitit të shkuar.

SPAK po e heton magjistratin e pezulluar, Lita për korrupsion në dy raste si dhe për nxjerrje të akteve e të dokumenteve sekrete, të dyja këto vepra të kryera në bashkëpunim përmes aplikacionit SKY ECC. Gjetjet e prokurorisë së Posaçme për akuzat ndaj Xhevahir Litës i citon edhe komisioni. Rasti i parë ka të bëjë me veprime konkrete të tij për të liruar të burgosurin, Behar Bajri, ndërsa momenti tjetër që Lita ka shkelur ligjin sipas SPAK ka të bëjë me marrjen e një ryshfeti në këmbim të lehtësimit të pozitës ligjore të tre personave. Ata dyshoheshin për “Vrasje të mbetur në tentativë”.

Lita nuk ishte prezent në seancën ndaj tij, por u përfaqësua nga avokati Arben Nela. Ky i fundit pretendon se kominikimet në SKY ECC nuk përbejnë provë ligjore, ndaj procesi i verifikimit, sipas tij paragjykohet. Ligjërisht, Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit kryen hetim administrativ, por sipas avokatit Nela, KPK është ndikuar nga ndjekja penale, ç’ka sipas tij përbën shkelje të së drejtës kushtetuese për tu prezumuar i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë.

Në këto kushte përfaqësuesi ligjor kërkon riçelje të hetimit administrativ, vendimi që do të jepet në orën 16:00./vizionplus.tv

Read Entire Article