Prokuroria e Los Angeles konfirmon se nuk mund të hetojë Diddy-n për videon e tmerrshme të sulmit ndaj ish-të dashurës

4 months ago 3
Reklamë

Zyrtarë të prokurorisë në Los Angeles kanë bërë të ditur sot se nuk do të jenë në gjendje të nisin një hetim ndaj reperit të famshëm amerikan Diddy, lidhur me akuzat e sulmit fizik ndaj ish-të dashurës së tij, Cassie Ventura.

Arsyetimi i tyre është mbështetur në faktin se incidenti, i cili thuhet se ka ndodhur në 5 mars 2016 në një hotel, tashmë i ka kaluar afatet ligjore për ngritjen e akuzave, shkruan DailyMail.

Prokuroria e LA ka theksuar në një postim në rrjete sociale se ligji nuk u lejon të ngrenë akuza për vepra të tilla të kaluara një periudhë të caktuar kohe. “Nëse ngjarja e përshkruar ka ndodhur në 2016, ne nuk mund të ngrejmë akuza pasi koha për të proceduar një krim të tillë ka skaduar”, shprehet prokuroria.

Sipas ligjeve të shtetit të Kalifornisë, statuti i kohës së kufizuar për një sulm të thjeshtë fizik është një vit, dhe për një sulm më të rëndë fizik, afati është tre vjet. Kjo do të thotë se Diddy është përjashtuar nga çdo akuzë ligjore për këtë rast.

Publikimi i videos së sulmit ka shkaktuar reagime të forta dhe shok në publik për shkak të ashpërsisë së veprimeve dhe diferencës në moshë prej rreth 20 vjetësh mes Diddy dhe Cassie Ventura. Çifti më vonë ka arritur një marrëveshje jashtëgjyqësore për një shumë të panjohur pas ndarjes së tyre.

Një raportim nga CNN zbuloi pamjet tronditëse të incidentit, ku Diddy, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, ndiqte Ventura në korridorin e hotelit InterContinental. Ai kapte ish-të dashurën nga flokët para se ajo të arrinte tek ashensori, duke e rrëzuar në tokë. Më tej, ai e godiste me shkelma dhe e tërhiqte në dhomë. Pamjet e dhunshme janë regjistruar në marsin e vitit 2016.

Vetëm dy ditë pas incidentit, çifti u paraqit së bashku në premierën e filmit “The Perfect Match”, duke u shfaqur në tapetin e kuq.

Avokati i Cassie, Douglas Wigdor ka dhënë një deklaratë për DailyMail.com duke e përshkruar videon si “dëshmi shokuese e sjelljes së sëmurë dhe predatore të zotit Combs.” Ai shtoi se “Fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar guximin e zonjës Ventura për publikimin e këtyre pamjeve.”

Cassie ka ngritur një padi kundër Combs vitin e kaluar për akuzat e dhunës, përdhunimit dhe shkeljeve të tjera, të cilën ata e mbyllën jashtë gjykate për një shumë të panjohur. Ajo u shpreh se ka zgjedhur të mbyllë çështjen “për të pasur një masë kontrolli dhe falënderon fansat dhe familjen për mbështetjen”.

Ndërkohë, avokati i Diddy thekson se “mbyllja e cështjes” nuk duhet të interpretohet si pranim i fajit, pavarësisht pamjeve të qarta të dhunës që tregojnë të kundërtën. /Telegrafi/

Read Entire Article