Pronari i mëson qenit se si ta mbyllë derën e kafazit, ajo se çfarë bën qeni më pas ngjall reagime gazmore në internet

4 months ago 14
Reklamë

Qeni ndryshe quhet si miku më i mirë i njeriut. Ai shikon dhe mëson nga njerëzit.

Një video e publikuar së fundmi tregon një burrë që përpiqet t’i mësojë qenit të tij se si ta mbyllë derën e një kafazi.

Siç shihet në video, qeni i kushton vëmendje teksa pronari i shpjegon se si ta mbyllë derën, përcjell Telegrafi.

Më pas, ai e merr një lodër dhe e vendos brenda kafazit.

Në momentin që kafsha tjetër shtëpiake e burrit, macja, futet brenda në kafaz për ta marrë lodrën, qeni ia mbyll derën.

Bëhet e ditur se klipi qesharak është publikuar nga llogaria Ruby Nance në Instagram.

“Unë mendoj se ai është stërvitur jashtë kamerës”, shkroi një përdorues.

“Të dy ishin në të njëjtën klasë, por vetëm njëri paska mësuar”, shkroi një tjetër. /Telegrafi/

Read Entire Article