Protesta e 11 korrikut/ Opozita në selinë e PD, Noka porosi: Strukturat të shpërndahen në mënyrë kapilare! Thirrja për qytetarët

3 months ago 7

Partitë opozitare po mbajnë një takim në selinë e PD.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në fjalën e tij u shpreh se ky takim po mbahet me qëllim për të përcaktuar vijimësinë e aksionit opozitar në ditët dhe javët në vazhdim.

Ai shtoi se në ditët që kanë mbetur deri më 11 korrik, në protestën që do të mbahet para Kryeministrisë, strukturat duhet të shpërndahen në mënyrë kapilare në vend për organizimin dhe mobilizimin e qytetarëve.

Fjala e plotë:

Ky takim mbahet për të përcaktuar vijimësinë e aksionit opozitar në ditët dhe javët në vazhdim dhe kryesisht për të bashkërenduar agjendën tonë me protestën më të madhe, me protestën më të fuqishme që do zhvillojmë ne së bashku më 11 korrik në ora 20 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
Sot miq, çdo shqiptar ka arsye të protestojë. Sot çdo i ri dhe e re do ftohet në protestën e PD dhe opozitës së bashkuar.

Sot çdo nëpunës ka arsye të bëhet me ne për të protestuar.
Sot çdo mësues që e ka ndjerë në petkun e tij arrogancën dhe brutalitetn e narkoshtetit ka arsye të bëhet së bashku me ne për të protestuar.
Çdo pensionist, çdo fermer, çdo i papunë ka arsye të pafundme për të bashkërenduar me ne dhe për t’iu bashkëngjitur agjendës së opozitës së bashkuar për të reaguar në protestë dhe në mosbindje ndaj këtij narkoregjimi që sot e ka bërë Shqpërinë të pajetueshme.

Sot çdo familjar, çdo qytetar i këtij vendi që i ka rënë halli të trokasë në dyert e shëndetësisë falas, ka arsye ulëritëse për të protestuar së bashku me ne.
Sot çdo pensionist, çdo familjar që ka fëmijët në kurbet, të detyruar nga keqqeverisja e narkoregjimit, ka arsye të protestojë për një Shqipëri më të mirë, të ketë pranë familjarët e tij të dashur.
Sot pra, çdo shqiptar, përveç atyre që janë pjesë e narkoregjimit, duhet ftuar dhe duhet të bashkohet në protestën e datës 11 korrik në ora 20:00.
Sot çdo njeri që është përplasur në dyert e drejtësisë të quajtur të re, ka arsye të pafundme për të protestuar, sepse sot kemi një regji me drejtësi, një regji politike.

Sot do të protestojnë shqiptarët së bashku me ne dhe kanë arsye të pafundme për këtë drejtësi të kapur. Për një drejtësi ku shëmbëlltyra e drejtësisë së re është Irena Gjoka Shpata Maneku, e dënuar në shtetin grek dhe e dëbuar prej atje. Mashtruese, sepse ka mashtruar në formularin e deklarimit për këtë dënim.
Sot ajo drejton drejtësinë, ajo jep vendime në emër të ligjit dhe Kushtetutës. Ajo është pasqyra e drejtësisë së Edi Ramës.

Sot çdo shqiptar ka arsye për të protestuar kundër Skapit të partisë si një organ kriminal që përdoret në duart e Edi Rmës vetëm për të bërë gjueti shtrigash dhe luftë kundër opozitës.
Sot kanë arsye për të protestuar ata që nuk e kanë gjetur drejtësinë në këto vite. Ata që kërkojnë drejtësi që bazohet te ligji dhe Kushtetuta dhe jo te urdhrat e Sulltan Surrelit.

Prandaj miq, në këto ditë që na kanë mbetur, të gjitha strukturat tona, të gjithë mbështetësit e partive tona duhet të shpërndahen në mënyrë kapilare në vend që t’u bëjmë thirrje qytetarëve: është koha tani, o sot o kurrë, të protestojëm kundër narkoregjimit, të protestojmë kundër shpopullimit, të protestojmë kundër varfërisë.
Të protestojmë kundër një regjimi që ka asgjësuar votën e lirë dhe nuk bën zgjedhje të lira prej 11 vitesh.
Kundër një regjimi ku 44 përqind e popullsisë jetojnë në varfëri.

Do i ftojmë qytetarët që me datë 11 korrik në ora 20:00 ndaj një regjimi që i ka katandisur fëmijët dhe të rinjtë në kequshqyerje që do ndikojë në zhvillimin e tyre fizik dhe mendor.
Një regjim që po bën gjithçka për të sakatuar të ardhmen.
Ne jemi i vetmi vend në Europë që nuk ka të miratuar minimumin jetik që është baza nën të cilin nuk mund të jetohet. Sepse kleptokratët janë ata që e pengojnë miratimin e një minimumi jetik.
Do i ftojmë të protestojnë se jemi vendi me çmimet e shportës më të larta në Europë dhe me pagat më të ulëta.
Ndaj detyra jonë është që këto ditë të ftojmë, të punojmë, të mos reshtim për të organizuar këtë protestë të datës 11 korrik.

Kjo protestë do jetë nisja e një reagimi popullor që duhet të vazhdojë për të detyruar këtë regjim të lirojë liderin e opozitës si të vetmin të burgosur politik në Europë.
Kjo protestë do të jetë nisja e një vargu reagimesh për të detyruar Edi Ramën që të japë një zgjidhje politike për ngërçin politik ku e ka futur vendin.

Jemi i vetmi vend anëtar i NATO-s që nuk zhvillojmë zgjedhje të lira.
I vetmi vend anëtar i NATO-s ku vullnetin e qytetarëve e përcaktojnë bandat e krimit të organizuar, paratë e korrupsionit qeveritar dhe jo vullneti i lirë i shqiptarëve.
Jemi një vend që ka nevojë të vazhdojë rrugën e nisur drejt BE, rrugë e ndërprerë prej 11 vitesh.

Kjo protestë do çelë siparin e reagimeve për t’i dhënë zgjidhje politike këtij vendi.
Zgjidhja politike dhe paqja sociale do të vijë në këtë vend kur qeveria teknike të përcaktohet njëlloj si fqinji ynë, Maqedonia e Veriut, si rruga e vetme për t’i dhënë këtij populli mundësinë që të votojë si çdo qytetar evropian.

Këto janë arsyet pse ne jemi sot në këtë tryezë dhe pse do jemi në kontakte deri ditën e enjte për të nisur valën e reagimeve ndaj këtij regjimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article