“Prova të reja”, SPAK paralajmëron zhvillime surprizuese për çështjen “Ahmetaj”. Hetim pasuror e verifikime dhe për dy figura të tjera të PS

11 months ago 7
Reklamë

Prova e zhvillime surprizuese paralajmëron Prokuroria e Posaçme për çështjen e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati.

Gazetarja Klodiana Lala duke iu referuar burimeve nga SPAK raportoi për “BalkanWeb” se ka prova të reja penale dhe priten zhvillime surprizuese për ish-zv.kryeministrin Ahmetaj.

SPAK ka verifikuar si ka dalë nga Shqipëria, por nuk dihet ende ku ndodhet aktualisht.

Ndërkohë dy emra të tjerë, figura të njohura e kryesore të PS-së janë në lupën e SPAK. Bëhet fjalë për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, ndaj të cilit ka nisur automatikisht hetimi pasuror. Po kështu sipas SPAK për Damian Gjiknurin “janë duke u bërë verifikime”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article