PS nuk votoi anëtarët e opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, Berisha: Atentat i shëmtuar i Ramës, zgjidhje protestat e fuqishme

11 months ago 8
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot sërish se me Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira, teksa foli për protesta të fuqishme dhe përpjekje të tjera komplekse siç i quajti ai për rikthimin e votës së lirë. 

Në konferencën e përjavshme për shtyp, ku u komentua edhe raporti i OSBE-ODIHR, ai tha se Rama tenton të emërojë përfaqësuesit e opozitës në komisionin e reformës zgjedhore. 

Si do ti bindni qytetarët për manipulimet në 14 maj?

Ne vlerësojmë se çështje themelore që paraqiten në librin e zi të manipulimeve në respekt të mbrojtjes së votës së qyetarëve janë pasqyruar në raportin e OSBE-ODIHR. PD është në një analizë, do ta vazhdojë atë dhe do ti përmbahet me përpikmëri statutit të saj. 

Kuvendi dje nuk e ndryshoi komisionin e reformës zgjedhore…

Akti i djeshëm në Parlament përbënte atentatin më të shëmtuar të narko-shtetit ndaj pluralizmit parlamentar në 32 vite. Rama tregoi se nuk pranon pluralitetin e vërtetë në Parlament dhe në një akt të pashembulltë merr përsipër ti caktojë opozitës përfaqësuesin që do ai siç bëri në zgjedhjet e 14 majit me kryetarin e koalicionit. Të gjitha këto janë çështje thelbësore që opozita do t’u përgjigjet. 

Si do ti përgjigjet?

Thelbi është me protesta të fuqishme dhe përpjekje të tjera komplekse. 

Në 2025 do shkoni në zgjedhje teksa thoni që me Ramën nuk ka zgjedhje?

Në 2021 nuk u bë betejë pas zgjedhjeve, e vetmja betejë ishte ajo për të qeverisur së bashku Rama me pengun e tij Lul brava. 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article