Pse bota e deshi këngëtaren Sinead O’Connor?

1 year ago 29
Reklamë
14:05 05/08/2023

Këngëtarja irlandeze do të mbahet mend jo vetëm për kontributin në muzikë por edhe ne shoqëri

Këngëtarja e njohur Sinead O’Connor ndërroi jetë javën e kaluar pas shumë vitesh betejash e problemesh me shëndetin mendor por trashëgimia që ajo la pas në fushën e muzikës do të mbetet gjatë.

Redaktori i revistës muzikore me bazë në Dublin, Hot Press  Niall Stokes, i cilI u takua për herë të parë me O’Connor në fillimin e karrierës së saj në 1986, thotë se këngëtarja e ndjerë irlandeze frymëzoi artistët dhe fansat në mbarë botën.

”A ka ndonjë grua nga Irlanda që është më e njohur në mbarë botën se Sinead O’Connor? Unë mendoj se përgjigja është jo. Sinead ishte gruaja dhe artistja më ikonike irlandeze në të gjithë botën dhe fansat u frymëzuan jashtëzakonisht nga ajo, nga ajo që bëri, nga ajo që tha, nga mënyra se si këndoi, nga muzika e saj në çdo fazë të karrierës së saj dhe mendoj se kjo është një trashëgimi fenomenale”.

O’Connor u njoh në skenën muzikore me versionin e saj magjepsës të “Nothing Compares 2 U”, shkruar fillimisht nga Prince dhe shoqëruar më pas nga një video muzikore ku protagoniste ishte artistja. Kënga pati një sukses të jashtëzakonshëm, që kryesoi listat e këngëve më të mira, nga Evropa në Australi.

Duke reflektuar mbi videon, Stokes shprehet kështu për këngëtaren.

”Mendoj se ajo për mua është një nga këngëtaret më brilante të të gjitha kohërave, sepse kishte një ndjeshmëri të madhe ndaj këngës dhe asaj që transmetonte përmes saj dhe ndaj dëshirës për ta komunikuar me njerzit përmes muzikës.

E njohur po aq për pikëpamjet e saj të hapura mbi fenë, seksin, feminizmin dhe luftën, aq edhe për muzikën e saj, ajo do të mbahet mend nga disa fansa për grisjen e një fotoje të Papa Gjon Palit II gjatë një paraqitjeje televizive të vitit 1992 në “Saturday Night Live”, duke deklaruar: “Luftoni armikun e vërtetë”.

Por kur të gjithë prisnin që ky veprim të dëmtonte imazhin e saj ndodhi pikërisht e kundërta.

Disa njerëz menduan që ajo shkatërroi karrierën e saj në Amerikë por natyrisht veprimin e saj ajo nuk u pa në këtë mënyrë. Pra ajo nuk mendoi për karrierën por vlerat që ajo besonte.”

Për vite me radhë, ajo bëri thirrje për hetim ndaj rolit të kishës në fshehjen e abuzimit të fëmijëve nga klerikët. Në vitin 2010, kur Papa Benedikti XVI i kërkoi falje Irlandës për dekada të tëra abuzimi, O’Connor reagoi duke thënë se ndjesa nuk ishte e mjaftueshme dhe u bëri thirrje katolikëve të bojkotonin meshën derisa të bëhej një hetim i plotë mbi rolin e Vatikanit.

Pikëpamjet e saj për fenë katolike u formësuan gjatë kohës kur ishte adoleshente. Në atë periudhë ajo u dërgua në një institucion katolik për vajza, ku ajo tha se i duhej të lante rrobat e priftërinjve.

Por një murgeshë i dha këngëtares kitarën e saj të parë dhe shumë shpejt ajo doli të këndonte në rrugët e Dublinit. Në vitin 1987, O’Connor nxorri albumin “The Lion and the Cobra”.

Të vetëdijshëm edhe për rolin e saj në shoqrinë irlandeze janë edhe qytetarët të cilët komentojnë jetën e këngëtares.

Jo vetëm që O’Connor ishte  një gjeni në muzikë por ishte  edhe kantautorja më e talentuar, nëse e shikojmë me vëmendje punën e saj do të shohim që ajo nuk kishte vetëm një këngë, ajo kishte dhjetë albume. ‘Nothing Compares 2 U’ ishte një këngë e mrekullueshme, e bëri të sajën, e shkruar nga Prince, por ajo shkroi shumë këngë të tjera fantastike, brilante, bëri disa duete të mahnitshme. Ajo realizoi një këngë të bukur të quajtur ‘Haunted’. Ishte me të vërtetë një këngëtare dhe kantautore jashtëzakonisht e talentuar. Por jo vetëm kaq, ajo foli për gjërat para se ato të njiheshin në publik. Grisja e fotografisë së Papës në vitin 1992 në ‘Saturday Night Live’, e cila krijoi një urrejtje kaq të fortë ndaj saj, më pas doli të ishte gjëja më e vërtetë ndonjëherë, sepse Kisha Katolike kishte abuzuar me priftërinjtë, kishte abuzuar me fëmijët. Ajo ishte shumë përpara kohës së saj. Kishte kaq shumë guxim, ishte e patrembur. Bota  humbi një person të shkëlqyer.”

O’Connor vazhdoi të publikonte albume në vitet 2000, ndërkohë që ndante edhe me fansat luftën e saj me problemet me shëndetin mendor.

Djali i saj 17 vjeç kreu vetëvrasje vitin e kaluar megjithëse ndodhej në një spital. Ai ishte arratisur nga ambientet e spiatalit dhe u gjet më vonë i vetëvrarë duke lënë pas gjurmë të pashlyeshme tek këngëtarja. Edhe periudha e fëmijërisë për të ka qënë e vështirë për shkak të nënës së saj abusive e cila e kishte nxitur të vidhte.

”Nuk ka dyshim se ajo jetoi,një periudhë jashtëzakonisht të vështirë, gjatë gjithë jetës së saj. Por në veçanti, për dhjetë apo 15 vitet e fundit. Por ajo i përballoi këto sfida me guxim. Ajo u përball me aq sa mundi. Por sigurisht njerëzit që ishin afër saj e kuptuan se ajo ishte e para në çdo gjë që bënte, ajo synonte të bënte më të mirën që mundej në çdo periudhë. Dhe në kontekstin e kësaj, unë mendoj se irlandezët janë bërë shumë më të ndjeshëm, para së gjithash. Së dyti, më të  përgjegjshëm. Së treti, më të kujdeshëm dhe së katëri më bujarë sidomos kur dikush përballet me vështirësi si ato me të cilat u përball Sinead.”

Edhe brezi i ri e kujton O’Connor si një “pionere në muzike ” pasi ajo ishte “unike” .

“Unë u rrita duke e dëgjuar atë së bashku me mamin tim. Mami ime ishte gjithashtu një nënë beqare si ajo dhe Sinead  foli për këtë përmes muzikën e saj. Mendoj se ajo ka një lloj veçantie  për të cilën ajo njihet edhe nga brezi i ri për këtë, për shkak të të gjitha gjërave që bëri.”

Sinead e qethi kokën si reagim ndaj drejtuesve të shtëpive diskografike që i bënin presion të ishte tërheqëse, por qëndrimet e saj politike dhe kulturore dhe jeta e trazuar private shpesh e lanë në hije muzikën e saj.

O’Connor u martua katër here por të gjitha marrëdhëniet e saj dështuan.

Në vitin 2018 ajo mori vëmendjen e mediave të huaja kur zgjodhi të konvertohej në fenë islame.

Ajo ndryshoi emrin e saj në Shuhada Sadaqat, megjithëse vazhdoi të performonte me emrin e skenës.

O’Connor postoi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook më 12 Korrik se ajo ishte kthyer së fundmi në Londër, ishte duke përfunduar një album dhe synonte të bënte turne në fund të 2024-ës dhe fillimit të 2025-ës.

“Thuhet se  ai album ishte shumë pranë përfundimit. Pra, sigurisht që ka këngë që unë pres të jenë absolutisht të  shkëlqyera , dhe do të ishte e  paimagjinueshme nëse nuk do të publikoheshin. Është diçka për të cilën Sinead ishte jashtëzakonisht krenare dhe ajo që na foli për albumin në atë kohë.”

Fatkeqësisht ajo nuk mundi të organizonte turneun e planifikuar pasi O’Connor ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare.

Klan News

Read Entire Article