Pse Cillian Murphy nuk bën foto me fansat?

7 months ago 7
Reklamë
14:12 14/02/2024

Aktori shpjegon se preferon bisedat në vend të fotove

Cillian Murphy është padyshim një nga aktorët më të mirë të gjeneratës së tij dhe të shumtë janë edhe fansat që duan të kenë një kujtim me të.

Megjithatë, ai është i prerë kur bëhet fjalë për foto me fansat dhe shpjegon se përse e ka marrë këtë vendim.

“Unë mendoj se është më mirë të përshëndetemi dhe të bëjmë një bisedë të vogël,”thotë 47-vjeçari në një intervistë duke shpjeguar se e ka shumë problem kur fansat i bëjnë foto në mënyrë të fshehtë.

Murphy, i cili është nominuar për aktorin më të mirë në Oscar 2024 për rolin e tij në filmin  Oppenheimer, ka folur ndër të tjera edhe për faktin se pse ai zgjedh të realizojë vetëm një film në vit.

“Mendoj se për mua një pjesë e rëndësishme e të qënurit aktor është thjesht të jetosh dhe të kesh një jetë normale duke bërë gjëra normale”, shprehet ai.

Në përfundim ai thekson se e shijon kohën kur nuk është i angazhuar në aktrim dhe pret që të vijë projekti i duhur.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article