Pse Justin Bieber nuk performoi në Super Bowl?

7 months ago 18
Reklamë
11:57 13/02/2024

Këngëtari nuk dëshironte të performonte, refuzoi kërkesën e Usher për të qenë prezent

Usher solli një shfaqje të vërtetë me hitet e tij në Super Bowl me ndihmën e artistëve si William, Alicia Keys, Ludacris po ajo çfarë ra në sy ishte mungesa e këngëtarit Justin Biber.

Duke qenë se dyshja kanë bashkëpunuar në të kaluarën, por edhe janë miq të ngushtë kishte një pritshmëri të madhe që artisti do të ishte në skenë.

Media rozë Page Six shkruan se Usher e ka ftuar Justin të përformojë së bashku me të, por ka qënë ky i fundit që ka refuzuar.

“Nuk ka hatërmbetje mes Usher dhe Justin, por ai thjesht nuk ishte i gatshëm për këtë, thjesht nuk e ndjente të shkonte”, thotë një burim për këtë media.

Usher bëri çmos për të bindur Bieber të ishte prezent por në vend të kësaj 29-vjeçari preferoi ta ndiqte Super Bowl nga tribuna.

Këngëtari e ndihmoi të riun të arrinte famën botërore në moshën 13-vjeçare pasi ai u zbulua nga manjati i muzikës Scooter Braun dhe dyshja realizuan duetin “Somebody to Love” në 2010.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article