“Pse nuk pranuat të vinte Rama dhe Vilma Nushi?”/ Ndreca jep përgjigje për ‘Hetimorin’

2 hours ago 27

Plarent Ndreca, nënkryetar i Komisionit hetimor për koncesionet në Shëndetësi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku u pyet nga gazetari Ylli Rakipi se përse nuk u lejua ardhja e Edi Ramës dhe e sipërmarrëses Vilma Nushi, për të dëshmuar, siç e kërkonte opozita.

Ndreca tha se këta dy persona nuk kanë qenë në listën e dëshmitarëve të dakordësuar dhe se ishte një kërkesë e orëve të fundit nga opozita, e cila sipas deputetit të PS kërkont “të bënte show”.

“Kjo ishte lojë e opozitës, për të justifikuar mos marrjen e dëshmisë së zotit Beqja. Ne e kishim dakordësuar listën. Kemi kërkuar edhe ne dëshmitarë të tjerë. Kemi kërkuar ministrat e qeverisë se kaluar, për të shpjeguar pse ishte ashtu sterilizimi, por jemi tërhequr edhe ne. Pra ishte listë e dakordësuar dhe ata nuk ishin në listën e dëshmitarëve. Dy ditë para përfundimit, na doli kërkesa që këta kërkonin zonjën Nushi dhe zotin Rama. Dalja kur vjen Beqja për të dëshmuar, do të thotë se ishte skemë ose lojë për të kompensuar mos dhënien e dëshmisë. Ne kishim dëshmitarin te dera. E kishim të thirrur dhe kishte ardhur nga burgu. Ne duhet të merrnim dëshminë e tij dhe pastaj diskutojmë për të tjerë. Nuk mund të lëmë peng një dëshmitar të ardhur të dera e komisionit.
Sot nuk u mblodh për raportin. Kryetarja e komisionit, ka gjashtë muaj që bën hetime, pse nuk u mblosh sot pas seancës plenare për të miratuar raportin apo raportet? Kjo tregon se nuk kanë patur këtë qëllim, por kanë patur qëllim të bëjnë show. Diskursi i zonjës Vokshi ishte situatë që kërkonte nerva jo njerëzore, të dëgjojë pafund emrin e një biznesmeneje, pa prova pa fakte, pa vendime gjyqësore. Mënyrë jo njerëzore, jo etike”, tha Ndreca.

Read Entire Article