Publikohet momenti i vrasjes së efektivit të Kosovës! Si u eliminua me shpërthim të minës antikëmbësorike Afrim Bunjaku

11 months ago 26
Reklamë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazment Hoxha kanë zbuluar pamjet e vrasjes së rreshterit Afrim Bunjaku në Banjskë më 24 shtator nga një sulm terrorist serb.

Përmes një konference të përbashkët për medie, Hoxha theksoi se polici Bunjaku është vrarë nga detonimi i një mine antikëmbësorie.

“Vrasja e rreshterit tonë, Afrim Bunjaku ka ndodhur me detonim të minës antikombësorike, të detonuar nga afërsia, me teledirigjues dhe me bateri elektrike që është përdorur nga gripi terrorist, së pari. Pastaj, kanë vazhduar sulmet direkte me raketa hedhës nga pozicionet në dhe afër manastirit, diku 300-400 metra vija ajrore nga vendi ku është vararë rreshter, Afrim Bunjaku. Ky është momenti i sulmit”, theksoi Hoxha.

Në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit, e diel, është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë nga një sulm terroristësh serbë në Banjskë të Zveçanit.

Top Channel

Read Entire Article