Publikohet momenti kur Buci kishte tentuar ta prekte edhe Brikendën

10 months ago 8

Banorët e Big Brother VIP Kosova 2 po komentohen për pothuajse secilën lëvizje që po bëjnë.

Së fundmi në rrjete sociale u bë viral dhe u komentua një moment i ndodhur mes Ylli Dervishit dhe Santiana Malokut.

Dy banorët që në nisjen e formatit kanë krijuar një shoqëri me njëri-tjetrin, dhe shumicën e kohës e kalojnë bashkë.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Por, në videon e publikuar, Santiana dhe Buci janë të ulur afër dhe në një moment ai ia vendos dorën tek të pasmet duke e prekur disa herë.

Në anën tjetër Santiana nuk bën asnjë reagim duke vazhduar bisedën me Bucin dhe Gani Gërminë.

Megjithatë, një situatë e tillë duket se është e përsëritur nga Buci, në disa pamje që u rikthyen në rrejte sociale ai shihet se ka tentuar që ngjashëm të prekte edhe banoren tjetër nga Gjakova, Brikendën.

Teksa Brikenda e merr me sportivitet, ajo ia largon dorën Bucit duke i thënë: “A ki me shku në shtëpi ndonjëherë”.

Ndërkohë, Buci i drejtohet Besit duke i kërkuar që në situata të tilla të ia tërhiqte vërejtën dhe ta ndalonte.

“Po habitem, kur del prej kontrolle, më rri gati, kur më sheh fishkëllim me nervozë se ndryshe nuk e kuptoj”, thotë Buci. /Telegrafi/

Read Entire Article