Publikohet një fotografi e vjetër e Alba Vukajt – kështu dukej bukuroshja e BBVK2 vite më parë

10 months ago 19

Alba Vukaj është njëra prej konkurrenteve më të komentuara në Big Brother VIP Kosova 2.

Banorja nga Shkodra ka fituar zemrat e publikut me karakterin e saj, po aq sa me pamjen fizike.

Për bukuroshen nga Shqipëria kanë shprehur pëlqim edhe disa prej banorëve meshkuj të shtëpisë së famshme.

Foto: Alba Vukaj/Instagram

Por, derisa bukuria e saj ka mahnitur publikun në rrjetet sociale së fundmi po qarkullon një fotografi se si ajo dukej vite më parë.

Në imazh shihen ndryshimet që Alba ka pësuar me kalimin e viteve, duke e dëshmuar se sharmi i saj po shtohet çdo herë e më shumë.

Ndërkohë që Alba po e shijon rrugëtimin në BBVK, ajo ka treguar se jeton në Kanada dhe studion për mjekësi.

Sa i përket pëlqimit që dy banorët Azemi dhe Lumbardhi kanë shprehur për të, Alba është shprehur se aktualisht nuk e ndjen të njëjtën ndaj asnjërit pre tyre. /Telegrafi/

Foto: Alba Vukaj/Instagram
Foto: Alba Vukaj/Instagram
Read Entire Article