Publikohet traileri për dokumentarin e Beckham, nëna e tij shqetësohej se do të humbte gjithçka për shkak të Victorias

1 year ago 21
Reklamë

Netflix ka shpërndarë një paraqitje të shkurtër të seralit dokumentar për David Beckham, që ndjek ngritjen e tij nga klasa punëtore e Londrës lindore drejt një ylli botëror të futbollit.

Në një klip dyminutësh që paralajmëron premierën më 4 tetor, nëna e legjendës, Sandra, flet për fillimin e romancës me Victorian.

74-vjeçarja pranon se ishte e shqetësuar se ai do ta linte mënjanë karrierën e tij për gruan e tanishme, e cila asokohe ishte pjesë e grupit më të madh të vajzave, “Spice Girls”.

“Ishim të shqetësuar se ai do të humbte gjithçka për të cilën punonte, sepse futbolli gjithmonë vinte i pari, e pastaj papritmas nuk ishte”, ka rrëfyer nëna e tij.

Beckham dhe Victoria u bënë një brend duke fituar kontrata fitimprurëse me stilistë veshjesh, ekspertë të shëndetit dhe fitnesit, revista të modës dhe prodhues të parfumeve dhe kozmetikës.

Megjithatë, në fillimin e marrëdhënies së saj me Davidin në vitin 1997, këngëtarja e shndërruar në dizajnere thotë se menaxheri i saj në atë kohë i kishte thënë ta mbante sekret: “Takoheshim në parkingje dhe nuk është aq keq sa duket”.

Në dokumentar flet gjithashtu edhe trajneri i Beckham te Mancheser Unitedi, Alex Ferguson, i cili pohon se fama e kishte ndryshuar Davidin.

Traileri tregon gjithashtu çiftin që pranojnë se kishin vështirësi kur romanca e tyre u bë publike, gjë që i bëri ata të bëhen çifti më i famshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Mes tjerash, Beckham përmend po ashtu se nuk kishte fjetur dhe nuk kishte hëngër pasi u fajësua për largimin e Anglisë nga Kampionati Botëror i vitit 1998, kur u eliminua përballë Argjentinës.

Seriali dokumentar, i cili do të jetë i disponueshëm nga 4 tetori në Netflix, thuhet se është frymëzuar nga dokumentari i Michael Jordan, “The Last Dance”, i cili është në platformë që nga viti 2020. /Telegrafi/

Read Entire Article