Publikon një fotografi të Edona James, Getinjo ‘thumbon’ Bleron: Kësaj here mos dështo

11 months ago 8

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi, ishte banori i parë që iu bashkua shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Ai në fillim tregoi se është beqar dhe se ndoshta brenda edhe mund ta gjejë sërish dashurinë.

Pas Bleros, në BBVK 2 u futën edhe plot konkurrentë të tjerë të profileve të ndryshme.

Foto: Screenshot/Instagram

Në mesin e tyre ishte edhe transgjinorja Edona James, emri i vërtetë i së cilës është Kujtim Shehu.

Ish-banori i këtij formati, Getinjo, ka reaguar pas hyrjes së Edonës duke e ngacmuar artistin shqiptar.

“Blero kësaj here mos dështo”, u shpreh ai.

Kjo duket të jetë si një ‘thumb’ për Bleron pasi vitin e kaluar u nda nga gruaja e tij, Afrona Dika, e më pas bëri bujë për një tjetër romancë të re. /Telegrafi/

Read Entire Article