Publiku reagoi me ovacione për balerinën që e kundërshtoi, Olta Gixhari iu drejtohet: Nuk ka nevojë për duartrokitje

10 months ago 19

Një moment i tensionuar ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në spektaklin “Dancing With The Stars Albania”, ku performanca e aktorit Eni Shehu dhe partneres së tij, balerina Odeta, u vu nën mikroskopin e kritikave të jurisë.

Rumba e tyre, e cila pritej me padurim nga publiku, mori vëmendje të veçantë pasi anëtarja e jurisë, aktorja Olta Gixhari, shprehu opinione të ashpra.

Pas përformancës, Olta Gixhari ndau përshtypjet e saj dhe komentoi se dukej sikur Eni kishte kontribuar më shumë në koreografi sesa Odeta, pavarësisht se ajo është balerina profesioniste.

Kjo vërejtje solli një kundërpërgjigje nga Odeta, e cila nuk u pajtua me komentet e Oltës.

Reagimi në sallë ishte i menjëhershëm, me publikun që filloi të duartrokitje në mbrojtje të Odetës dhe të punës së tyre të përbashkët në këtë performancë.

Në atë moment Olta, e nervozuar nga përgjigja e publikut, iu drejtua atyre duke thënë: “Nuk ka nevoje për duartrokitje se…”. Fjalët e saj mbetën të papërfunduara, por ishin të mjaftueshme për të tërhequr vëmendjen dhe shtuar një shtresë tensioni te publiku në sallë.

Përndryshe nga mbrëmja e së premtes në ‘Dancign With The Stars’ u largua aktivistja Ina Kollçaku dhe balerini Eltion Merja. /Telegrafi/

Read Entire Article