Punësimi në bujqësi/ Bujqit nga Tirana në Fier, punësojnë për gjithë vitin

1 year ago 69
Reklamë

U larguan nga Tirana dhe u rikthyen ne qytetin e Fierit per t’ju përkushtuar bujqësisë.

Kjo është historia e Islam dhe Arben Isufajt, babë e birë, të cilët 5 vite më parë vendosën që në një sipërfaqe toke prej 1.5 hektarësh, në fshatin Radostinë, të ndërtonin një serë moderne.

Duke aplikuar në skemat ndihmëse të qeverisë dhe të BE, ata përfituan 60% të investimit dhe ndërtuan serën me sipërfaqe 1.2 hektarë.

Mungesa e eksperiencës në fushën e bujqësisë bëri që Islami ndërtimin e serës t’ia besojë specialistëve spanjollë të cilët edhe sot vazhdojnë të ndjekin të gjitha proceset agronimike dhe shitjen e prodhimit, 90% e të cilit shkon në tregjet europiane.

E ndërsa për shumë sipërmarrës, problem mbetet krahu i punës, fermeri 65-vjeçar e ka gjetur zgjidhjen duke i punësuar punëtorët për gjatë gjithë vitit.

Top Channel

Read Entire Article