Punimet në gurore, banorët e Tropojës në protestë: Po ndotet uji dhe po shkatërrohet turizmi

1 year ago 15
Reklamë

Banorët e njësisë Administrative Fierzë, në Tropojë janë ngritur sërish në protestë duke bllokuar aksin nacional Fierzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri.

Bllokimi i rrugës ka ardhur për shkak të kërkesave të banorëve që kanë ndaj institucioneve për të bllokuar punën në guroret dhe ndalimin e ndërtimit të një fabrike bitumi që po ndërtohet anës këtij aksi.

Protestuesti shprehen se këto subjekte po shkatërrojnë habitatin natyror të bjeshkëve, turizmin malor, ndotjen e ujit të pijshëm dhe vështirësojnë jetesën e tyte.

Ata pretendojnë se aktiviteti i guroreve dhe fabrikës së bitumit nuk ka asnjë dokumentacion ligjor.

Read Entire Article