Punonte në lavazh, humb jetën tragjikisht 15-vjeçari në Dimal

1 year ago 14
Reklamë

Një 15-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht këtë të premte, teksa punonte në një lavazh. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Dimal,në një lavazh që ndohet në anë të aksit nacional Dimal-Lushnjë. I mituri mësohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka ndërruar jetë pa mundur të marrë shërbim mjekësor.

15-vjeçari, ndonëse në moshë të mitur, punontë si ndihmës në lavazh. Sipas dyshimeve të para, i ndjeri ka rënë në kontakt me një tel të zhveshur të pompës me presion që përdorej për të larë automjetet.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë vënë në pranga pronarin e lavazhit, 37-vjeçarin me inicialet A.H. Ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Materialet në lidhje me këtë ngjarje janë referuar në Prokurorinë e Rrethit të Beratit,ku do të vijojnë hetimet për të dokumentuar të plotë ngjarjen dhe përgjegjësinë të shtetasit A. H.

Read Entire Article