Pushkë pa leje, blutë e Krujës arrestojnë 55-vjeçarin pas kontrollit në banesë

11 months ago 33
Reklamë

Policia e Krujës ka vënë në pranga një 55-vjeçar, pasi mbante në banesë armë pa leje. Në këtë mënyrë, numri i të arrestuarve për armëmbajtje pa leje nga blutë e Krujës arrin në 4, në një hark kohor prej 72 orësh.

Gjatë kontrollit në banesën e 55-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Read Entire Article