Pushuesi goditet nga fadroma në Pogradec

1 year ago 16
Reklamë

Një 53-vjeçar me iniciale A.K është lënduar pasi është goditur nga një fadromë.

Policia njofton se fadroma ka qenë në vendin e quajtur “Plazhi” për të pastruar mbetjet liqenore, kur ka goditur aksidentalisht pushuesin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50 të kësaj të mërkure.

Pushuesi është dërguar në spital për mjekim, ndërsa drejtuesi i fadromës shtetasi D. P. është shoqëruar në Komisariat.

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Plazhi”, mjeti fadromë që shërben për pastrimin e mbetjeve liqenore, me drejtues shtetasin D. P., 31 vjeç, ka goditur aksidentalisht shtetasin A. K., 53 vjeç (pushues), i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq, drejtuesi i fadromës, shtetasi D. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Read Entire Article