Puthja e futbollistes kushton shtrenjtë/ FIFA pezullon me tre vite nga bota e sportit ish-presidentin spanjoll, Luis Rubiales

11 months ago 24
21:02 30/10/2023

Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të futbollit, Luis Rubiales përjashtohet me 3 vite nga të gjithë aktivitetet e futbollit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Masa drastike është marrë nga Komisioni Disiplinor i FIFA-s. FIFA e kishte pezulluar përkohësisht Rubiales për 90 ditë nga të gjitha aktivitetet që lidhen me futbollin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, ndërsa tani e zgjeron dënimin në tre vite, megjithëse Rubiales ka dhënë dorëheqjen nga pozicionet e tij në Federatën Spanjolle dhe UEFA.

Rubiales ishte protagonist i një skandali që shpërtheu në fund të finales së Kupës së Botës për femra të fituar nga spanjollet. Në podium drejtuesi sportiv puthi futbollisten Xheni Hermoso, që rezultoi dhe si puthja fatale, duke shkaktuar një tërmet në botën e futbollit dhe jo vetëm. Një situatë që pati pasoja të rënda edhe në kombëtare. Shumë sportiste nuk preferuan të ishin pjesë e kombëtares spanjolle. Gjithsesi, tashmë duket se gjërat janë normalizuar, që solli edhe largimin e trajnerit.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article