Afërsia mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova 2 Lumbardhit dhe Albyt ka marrë vëmendje ditëve të fundit.
Dyshja që kanë krijuar miqësi me njëri-tjetrin, tani kanë ngjallur dyshimet se mes tyre mund të lind diçka më shumë.
Dyshja mbrëmë (e mërkurë) kanë qëndruar bashkë në oborrin e shtëpisë ku edhe kanë biseduar për shumë gjëra.
Në një moment, Lumbardhi i ka dhuruar Albyt një puthje në faqe pasi nuk janë ndarë nga njëri-tjetri për as edhe një sekondë sa ishin jashtë.
Kujtojmë që Lumbardhi në ditët e para të BBVK shprehu pëlqim për banoren nga Shkodra, Alba, por e cila tha se nuk e sheh më shumë se shok.
Ndërkohë, ish-futbollisti është parë duke u afruar edhe me banoren e re, Kader Kicaj.
Mbetet të shihet nëse Lumbardhi do të arrijë të krijojë romancë me ndonjërën prej vajzave të shtëpisë së famshme. /Telegrafi/