Putin fol me ‘dublantin’ e krijuar nga inteligjenca artificiale: Të shoh që më ngjan dhe flet me zërin tim

9 months ago 25
Reklamë

Presidenti rus, Vladimir Putin duket se ka mbetur pa fjalë për një kohë të shkurtër kur u përball me një figurë që i ngjan, i cili ishte krijuar nga inteligjenca artificiale.

‘Dublanti’ shfrytëzoi rastin për t’i bërë Putinit një pyetje në lidhje me inteligjencën artificiale gjatë konferencës vjetore tradicionale.

“Vladimir Vladimirovich, përshëndetje, unë jam student në Universitetin Shtetëror të Shën Petersburgut. Dua të pyes, a është e vërtetë që ju keni shumë dublant? Dhe gjithashtu: Çfarë rreziqe sjell inteligjenca artificiale”, pyetjet që shkaktuan të qeshura tek publiku në sallën e Moskës, shkruan skynews.

Pyetja i shkaktoi një hezitim të rrallë Putinit, i cili tashmë kishte marr pyetje të ndryshme nga gazetarët e huaj për katër orë.

“Unë shoh se ndoshta ju më ngjani dhe flisni me zërin tim. Por, unë mendova për këtë dhe vendosa që vetëm një person duhet të jetë si unë dhe të flasë me zërin tim dhe ai do të jem unë,” u përgjigj Putin.

“Meqë ra fjala, ky është dublanti im i parë”, shtoi më pas udhëheqësi rus.

Ndryshe, vitet e fundit ka pasur spekulime, veçanërisht në mediat perëndimore se Putini ka një ose më shumë dublant që e mbulojnë atë në disa dalje publike për shkak të problemeve të supozuara shëndetësore. Kremlini e mohoi këtë dhe tha se shëndeti i presidentit ishte i shkëlqyer. /Telegrafi/

Putin's double asked Putin about doubles.

“This is my first double, by the way,” Putin said.

It turned out funny 😄 pic.twitter.com/0SlFkrZjtP

— Cloooud |🇺🇦 (@GloOouD) December 14, 2023

Read Entire Article