Putin zotohet për ‘kundërpërgjigje’ pas sulmit të Ukrainës ndaj urës në Krime (fotot)

1 year ago 15
Reklamë

Presidenti rus Vladimir Putin u zotua sot të kundërpërgjigjet pas një sulmi të Ukrainës ndaj urës që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë, ku dy civilë mbetën të vrarë dhe një fëmijë u plagos.

Duke folur në një konferencë shtypi për infrastrukturën, Putin tha pas sulmit se “ministria e mbrojtjes po përgatit propozimet përkatëse”, shkruan rrjeti AFP.

“Një tjetër sulm terrorist është kryer mbrëmë ndaj urës. Sigurisht që do të ketë një kundërpërgjigje nga Rusia,” tha Putin në komentet televizive.

“Nga pikëpamja ushtarake ky është një krim pa sens, prandaj është vetëm një sulm terrorist,” tha Putin duke shtuar se prej kohësh ura nuk përdoret për transport ushtarak.

Moska tha më herët se dy dronë kishin goditur urën në orët e para të së hënës për të cilat fajësonte “regjimin e Kievit”.

Fluturimet komerciale ruse drejt Krimesë janë thuajse ndaluar që prej nisjes së ofensivës në Ukrainë dhe shumica e transportit nga Rusia kalon vetëm nga ura.

Marina dhe inteligjenca e Ukrainës kanë kryer sulmin ndaj urës së ndërtuar nga Rusia, kanë pranuar burimet ukrainase për rrjetin AFP.

Zyrtarët rusë thanë se strukturat kryesore mbajtëse të urës janë të paparekura. Sulmi vjen pas atij me bombë në tetor 2022, i cili asokohe mohohej nga Kievi.

Top Channel

Read Entire Article