Pylli i Pishporos në Fier prej ditësh në flakë, pritet ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse për shuarjen e vatrave të zjarrit

11 months ago 19
Reklamë

Flakët në pyllin me pisha në Pishporo të Fierit, vijojnë të përhapen me shpejtësi të favorizuara dhe nga era e fortë, duke hyrë kështu në ditën e pestë.

Gazetari Enea Verria raporton për BalkanWeb se në ndihmë të forcave operacionale tashmë ka mbërritur një buldozer (makinë tërheqjeje) , i cili do të mundësojë hapjen e rrugëve për të parcelizuar masivin në mënyrë që ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse dhe efektivëve të forcave të armatosura të jetë më e lehtë.

Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe prej 500 ha pyll me pisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article