Qafë-Thana me një sportel/ Rama-Kovaçevski: Nuk kemi pse presim BE-në për të bërë unifikimin doganor

1 year ago 18
Reklamë

Angazhimi mes dy qeverive, të Tiranës e Shkupit u konkretizua me vajtjen e Edi Ramës dhe Dimitar Kovaçevskit në Qafë Thanë.

Pika e kalimit kufitar si për qytetarët dhe mallrat do të funksionojë me një ndalesë, pra dogana do të jetë e përbashkët.

DIMITAR KOVAÇEVSKI

KRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT

Jemi shembull sesi duhet të sillen dy vendeve fqinje. Me këtë lehtësohet puna e 11 kompanive të eksportit vendit tonë dhe tregtisë me vendet e tjera.

Kryeministri Edi Rama tha se lehtësimi i procedurave doganore si për qytetarët dhe mallrat nuk duhet të ndalet këtu por të shkohet drejt zhdukjes së kufijve, ashtu siç ndodh mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Qëllimi finat është unifikimi i doganave. Natyrisht do të vijë me integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut por neve nuk kemi pse presim BE për ta avancuar si ide. Ka pasur shumë skepitikë dhe përqeshës kur ne inicuam këtë proces me të ashtuqujturin minishengen dhe më pas me Ballkanin e Hapur dhe në ndërkohe rezultatet flasin çdo ditë.

Për korridorin VIII që lidh Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, kreu i qeverisë foli për hapjen e dy kantiereve të tjera të ndërtimit që mundësojnë lëvizjen pandërprerje të njerëzve dhe mallrave në rrugë tokësore dhe jo vetëm përgjatë territorrit shqiptar.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

I ka ardhur dita të realizohet dhe në dy anët e kufirit po punohte. Kemi dy kantiere dhe jemi në prag të hapjes së dy të tjerave sepse e kemi ndarë në katër pjesë ndërtimin e korridorit VIII.

DIMITAR KOVAÇEVSKI

KRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT

Për pesë vite do të bëhet realitet. Do të kemi infrastrukturën më të mirë në Ballkan. Bashkë me Shqipërinë, Bullgarinë dhe Italiën, arritëm ta vendosim këtë korridor në hartën e kalimit panevropian që do të thotë se ky korridor do të ketë mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Përgjatë sezonit veror, Edi Rama u kërkoi Ministrave të Brendshëm të dy vendeve që kontrolli i mjeteve me targa shqiptare dhe të maqedonisë së veriut të jetë i rastësishëm për të shmangur rradhët e gjata në doganë.

Read Entire Article