“Qarku i mbyllur”, film për sulmin terrorit në Izrael, ngjarja në tregun Sarona përmes kamerave të sigurisë

11 months ago 43
Reklamë

Dy burra ulen në një restorant në Tel Aviv, Izrael. Pak minuta më vonë ata hapin zjarr ndaj të pranishmëve. Njëri prej tyre kundërpërgjigjet, të tjerë ikin me vrap, një prind përpiqet të tërheqë fëmijën ndërsa stafi përpiqet të shpëtojë. Në tregun Sarona ka sulm terrorist. Dokumentari “Qarku i mbyllur” u shfaq në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut te Marubi regjisorja Tal Inbar, tregon procesin.

“Ngjarja ka ndodhur pak metra nga shtëpia ime por unë kam kaluar në zonë vetëm një vit më vonë. Kur pashë kamerat e sigurisë, mendova se mund të bëja diçka për ngjarjen. Më pas gjeta të mbijetuar dhe i intervistova. Personazhi më i vështirë ishte polici, sepse ai nuk donte të dilte, ndaj e inskenuam pasi morëm rrëfimin e tij. Shumë njerëz na kanë ndihmuar dhe për filmin ka pasur shumë interes kur është shfaqur”, tha regjisorja.

I ndërtuar me intervista dhe pamje të kamerave të sigurisë, të mbijetuarit e sulmit rrëfejnë çastet e frikshme, ndërsa filmi sjell rastin e një polici Izraelit që pa vetëdije një nga terroristët që ikën. Filmi takon arabë e hebrenj në një restorant ndërsa jetët e tyre ndryshojnë përgjithnjë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article