Qasja e lehtë në materiale pornografike, po ndikon në varësinë seksuale

6 months ago 24
Reklamë

Furnizimi i pafund me materiale pornografike në internet, po bën që njerëzit të krijojnë varësi nga seksi dhe të kenë sjellje impulsive

Varësia seksuale – kur një individ ka probleme të kontrollojë mendimet seksuale, ndjenjat apo sjelljet – është shumë e shprehur, duke prekur një nga 25 të rinj.

Hulumtuesit po ja lënë fajin këtij fenomeni, qasjes së lehtë në materiale pornografike në interne.

Sipas studimit të botuar në Zhurnalin e Hulumtimeve Psikike, -pamjet e shpërndara në internet, që janë shumë lehtë në dispozicion të kërkuesve, po ndikojnë në çrregullimet e sjelljes, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët i kanë testuar të varurit nga seksi dhe meshkujt e zakonshëm, për të parë se si reagojnë ata nga fotografitë seksuale.

Derisa meshkujt e zakonshëm, kanë treguar shenja eksitimi kur e kanë parë një fotografi seksi, pjesa tjetër nuk kanë vepruar njëjtë.

Ata është dashur të shohin disa fotografi, në mënyrë që të eksitohen.

Kjo tregon se ata kërkojnë shumë, gjë që ndikon në sjelljet e tyre dominonte dhe impulsive. /Telegrafi/

Read Entire Article