Qëlloi me armë në drejtim të banesës së krushkut, përfundon në pranga 63-vjeçari në Fier

1 month ago 8
Reklamë

Një 63-vjeçar ka përfunduar në pranga paraditen e kësaj të shtune, pasi qëlloi me armë zjarri automatik, në drejtim të banesës së vjehrrit të djalit të tij.

Sipas njoftimit zyrtar, dy familjet kanë pasur konflikte të shpeshta me njëra-tjetrën.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas se dikush ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij, menjëherë ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Divjakë, dhe falë inteligjencës policore u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-P. S., 63 vjeç, banues në fshatin Karavasta e Re, Divjakë.

Ky shtetas dyshohet se pas konflikteve të vazhdueshme familjare me vjehrrin e djalit të tij, ka qëlluar drejt banesës së këtij të fundit me automatik duke kanosur atë dhe familjarët. Pas kontrollit të banesës së shtetasit P. S., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Read Entire Article