“Qëndrime obstruksioniste”, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit heq Rudolf Markun nga anëtarët e jurisë

11 months ago 10
Reklamë

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka vendosur zëvendësimin e anëtarit të jurisë, Rudolf Markut me Poet Laureat. Lajmi është bërë i ditur nga Alda Bardhyli. Mësohet se vendimi në fjalë është bërë për shkak të qëndrimeve obstruksioniste nga ana e zotit Marku.

“Ky vendim është rrjedhojë e një qëndrimi obstruksionist nga ana e zotit Marku. Me të drejtën dhe detyrimin që më jep funksioni i Drejtores së Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, kam vendosur zëvendësimin e zotit Rudolf Marku si anëtar i jurisë për emërimin e Poetit Laureat për periudhën 2023 – 2025. Ky vendim është rrjedhojë e një qëndrimi obstruksionist nga ana e zotit Marku. Ai ka ndërmarrë në vazhdimësi dhe publikisht një fushatë denigruese kundër jurisë, pjesë e të cilës ishte me dëshirën e tij.

Fushata e tij nuk synonte përmirësimin e punës së jurisë. Përkundrazi, ai synonte uljen e besueshmërisë së saj, gjë që QKLL nuk mund ta lejojë. Zoti Rudolf Marku u përfshi në këtë juri në shenjë respekti të faktit, se është mbajtësi i parë I këtij titulli në periudhën paraardhëse. I kujtojmë zotit Marku se ai është zgjedhur si poet Laureat i Republikës së Shqipërisë, nga një juri e ngritur mbi të njëjtat standarte dhe kritere si edhe juria aktuale. Alda Bardhyli”, thuhet në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article