Qengji me pesë këmbë bëhet me shtëpi të re

5 months ago 5
Reklamë

Një grua nga Misisipi, SHBA, ka mirëpritur një anëtar të pazakontë në shtëpinë e saj: një qengj me pesë këmbë.

Natalie Renot nga Wiggins tha se qengji të cilin e quan Spider-Lamb kishte krimba në barkun e tij kur ajo e ka shpëtuar nga ferma dhe e ka dërguar në Spitalin Veterinar Fur Babies.

Edhe pse veterinerët kanë konstatuar se Spider-Lamb duhet të operohet, ai është në gjendje të mirë dhe po shërohet, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Ai ka disa anomali. Ai mund të mos jetë normal në krahasim me qengjat e tjerë, por unë mendoj se ai do të jetojë një jetë normale”, tha veterineri Jason Gulas.

Gulas ka theksuar se tani qengji po përpiqet të rikthejë forcën për të qëndruar dhe ecur, ndërsa Renot është duke mbledhur fonde për të ndihmuar me pagesën e faturave veterinare. /Telegrafi/

Read Entire Article