Qeveria britanike thotë se hakerët rusë përdorën ‘phishing’ për të vjedhur informacione nga politikanët

10 months ago 7

Shërbimi rus i sigurisë ka komprometuar bisedat private të politikanëve të profilit të lartë britanikë dhe nëpunësve civilë, teksa u përpoq të ndërhynte në proceset politike në Britaninë e Madhe, u tha nga qeveria britanike.

Siç raporton Sky News, ministria e Jashtme ka thirrur ambasadorin rus dhe ka sanksionuar dy anëtarë të grupit “Star Blizzard”, që besohet se kontrollohet nga njësia “Qendra 18” e FSB-së, duke përfshirë një oficer të inteligjencës ruse.

Deputetët, Lordët, nëpunësit civilë, gazetarët dhe të tjerë janë shënjestruar në përpjekjet për të “ndërhyrë në politikën britanike”, u tha deputetëve brtianik, Leo Docherty nga ministria e Jashtme.

Thuhet se ka pasur qindra viktima të tentativave për hakmarrje në të gjithë Britaninë e Madhe, duke përfshirë shumë emra të profilit të lartë, me llogari personale të emailit, si dhe adresa të korporatave dhe bizneseve të synuara.

“Grupi që nga viti 2015, duke përdorur një teknikë të njohur si “spear-phishing”, kishte vjedhur informacione nga një numër “i konsiderueshëm” parlamentarësh nga shumë parti politike”, tha Docherty në Commons.

Ai theksoi se sulmet kibernetike “të sofistikuara” përfshinin “hulumtim dhe përgatitje të plotë” duke përfshirë “imitimin e kontakteve”. /Telegrafi/

Read Entire Article