Qeveria holandeze ka vendosur të përgatisë 18 avionë fillestarë luftarakë F-16 për dorëzim në Ukrainë, tha të premten kryeministri holandez Mark Rutte.
“Dorëzimi i F-16-ve është një nga elementët më të rëndësishëm të marrëveshjeve të bëra për mbështetjen ushtarake për Ukrainën”, tha zoti Rutte në një postim në X.
Presidenti Volodymyr Zelenskyy falënderoi Holandën për vendimin dhe për mbështetjen e vendit në hapjen e bisedimeve midis Ukrainës dhe BE-së për pranimin e Kievit në bllok.
Top Channel